Milani vuan ndaj Fiorentinës, ndeshjen e fiton në minutat shtesë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Pas barazimit pa gola te Cremonese, Milani është rikthyer me fitore në Serie A duke e mposhtur Fiorentinën me shumë vështirësi.

Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan 2:1 në “San Siro” me Fiorentinën, shkruan Demokracia.com.

Po rrjedhte vetëm minuta e dytë e takimit kur Milani krijoi epërsi.

Leao pas asistimit edhe të Giroud kaloi vendasit në epërsi. Shifrat i barazoi Barak në minutën e 28-të të përballjes.

“Rossonerëve” fitoren ua dha mbrojtësi serb i Fiorentinës që shënoi në portën e tij në minutën e dytë shtesë.

Milani ka 33 pikë në pozitën e dytë. Fiorentina mbetet e 10-ta me 20 pikë./Demokracia.com/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-