KALENDARI I BOTËRORIT/ Dita e 6 mund të dhurojë kualifikimet e para, dy superfuqi janë në pritje të biletës të premten

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ndeshjet e ditës së 6 të Kupës së Botës mund të sjellin emrat e skuadrave të para të kualifikuara më tej në turne, por edhe të ekipeve që mund të mbeten jashtë përfundimisht nga faza tjetër.

Gjithçka nis në orën 11:00 me duelin mes Uellsit dhe Iranit, ku një tjetër disfatë i mbyll dyert përfundimisht iranianëve në këtë turne dhe çon skuadrën e Bejl drejt një kualifikimi të mundshëm.

Në orën 14:00 zbresin në fushë organizatorët e Katarit, që luajnë shansin e fundit të tyre përballë Senegalit, ashtu si ky i fundit.

Në orën 17:00 e ka radhën Holanda të luajë ndaj Ekuadorit, me fituesen e sfidës që siguron një biletë të sigurt për në turin tjetër.

Ashtu mund të ndodhë edhe për Anglinë nëse mund SHBA në duelin e orës 20:00 që mbyll sfidat e të premtes.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-