Në Cape Carnaval të Florida sapo është lëshuar raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë Albania 1 dhe Albania 2.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe videon e momentit kur satelitët lëshohen në hapësirë.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, njofton kryeministri Rama në një postim në Facebook.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

