Arrestohen tre persona në aeroport, u kapën me barna të kontrabanduara

Opoja.net Opoja.net Kosova

Janë arrestuar tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi u kapën me një sasi të barnave të kontrabanduara, derisa vinin nga Turqia në Kosovë.

Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka thënë se se të personat në fjalë dyshohet për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se janë arrestuar tre (3) persona për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” bazuar nga neni 260 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, thuhet se Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

Poashtu është raportuar se vlera e produkteve mjekësore në fjalë mund të jetë mbi 200 mijë euro. 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-