Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person i mitur nga komuniteti goran është shoqëruar sot në Stacionin Policor në Dragash, pasi gjatë një tubimi tradicional për festën e Shën Gjergjit, kishte veshur një bluzë me mbishkrimin në alfabetin cirilik “Dragash – Kosova e Metohia”, si dhe një emblemë me flamurin serb.
Komandanti i Stacionit Policor në Dragash, Shaqir Uka, ka deklaruar se i mituri është shoqëruar për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Nxitje e urrejtjes”.
“Të miturit i është konfiskuar bluza dhe është intervistuar në prani të prindërve dhe përfaqësuesit ligjor”, ka bërë të ditur Uka, duke shtuar se rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prizren për veprime të mëtejme. /Lajmi është marrë nga Radio Sharri – Dragash/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.