27 vjet më parë, në Llapushnik të Drenasit, u zhvillua një betejë e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.
Kjo betejë, e zhvilluar për tri ditë rresht, ishte një ndër ngjarjet më të lavdishme të UÇK-së dhe një moment kyç në luftën për liri.
Lufta për kontrollin e Grykës së Llapushnikut ka pasur një rëndësi të madhe strategjike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi ajo siguroi bllokimin e rrugës Prishtinë – Pejë për forcat serbe, duke e bërë të pamundur kalimin e tyre.
Gryka e Llapushnikut mbeti e bllokuar për muaj të tërë, çka mundësoi që luftëtarët e UÇK-së të vepronin lirisht në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës, duke organizuar dhe furnizuar forcat e tyre me armatime të nevojshme.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.