Ministria e Mbrojtjes ka shpallur zyrtarisht konkursin për pranimin e kadetëve të rinj, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin studimet në institucione prestigjioze brenda dhe jashtë Kosovës.
Konkursi ofron mundësi studimi në:
- Qendra për Studime Universitare të FSK-së: Universiteti Amerikan në Kosovë
- Republika e Shqipërisë – Akademia Ushtarake: Teknologji Informative në fushën e mbrojtjes, Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes, Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes, Studime në Shkenca Ushtarake
- Republika e Turqisë: Akademia Ushtarake Tokësore, Akademia Ushtarake Mjekësore
- Republika e Kroacisë – Akademia Ushtarake / Universiteti i Zagrebit: Lidershipi dhe Menaxhmenti Ushtarak
- Republika e Maqedonisë Veriore: Akademia Ushtarake
Konkursi për rekrutim do të jetë i hapur nga data 2 deri më 16 qershor 2025. Aplikimi bëhet online në adresën: rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.
Të gjitha detajet në lidhje me kushtet specifike të konkurrimit mund të gjenden në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: mod.rks-gov.net.
Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: 038-555584, 5690 dhe 5691, nga ora 09:00 deri në 15:00, ose përmes e-mailit në adresën: rekrutimi@fsk-rks.org.
Mosha e aplikimit është e përcaktuar nga 18 deri në 22 vjeç. Për kandidatët që aplikojnë në Turqi, mosha nuk duhet të jetë më e madhe se 21 vjeç në ditën e mbylljes së konkursit.
Ministria e Mbrojtjes inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie, si dhe femrat dhe meshkujt, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.