Karabinierët italianë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktike i KFOR-it (KTRBN) kanë zhvilluar një trajnim të specializuar në Kampin Novo Selo, në Novosellë/Novo Selo, me fokus në menaxhimin e fobisë në situata operative, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky trajnim është i rëndësishëm për përgatitjen psikologjike të pjesëtarëve të forcave, në mënyrë që ata të ruajnë një nivel të lartë efektiviteti dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i, i udhëhequr nga NATO, vijon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.