Aksident i rëndë në Prizren – përplasen dy biçikleta, një 24-vjeçar dërgohet në QKUK me lëndime në kokë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një aksident i pazakontë trafiku është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Nijazi Alishani” (Korill) në Prizren, ku dy biçikleta janë përplasur mes vete, duke lënë të lënduar rëndë njërin nga drejtuesit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 18:10 të datës 19 qershor 2025, A.A. dyshohet se, gjatë drejtimit të biçikletës, nuk kishte respektuar shiritin e lëvizjes dhe kishte kaluar në kahun e kundërt. Si pasojë, ai është përplasur me biçikletistin tjetër – B.T., i cili po lëvizte rregullisht në shiritin e vet.

Nga përplasja, të dy janë rrëzuar në asfalt, duke pësuar lëndime trupore. Autoambulanca ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe i ka dërguar të lënduarit në spitalin e Prizrenit.

Sipas informacioneve, 11-vjeçari B.T. ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar për në shtëpi, ndërsa A.A., për shkak të lëndimeve të rënda në kokë, është transferuar për trajtim të specializuar në QKUK – Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar edhe dëme të vogla materiale në mjetet me dy rrota.

Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt për vlerësim të mëtejmë të përgjegjësisë dhe rrethanave të aksidentit.

Hetimet po vazhdojnë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-