Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Prizrenit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Janina”, raporton OPOJAnet.
Siç njofton Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një burrë me inicialet M.G., rreth 73-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.
Rreth orës 12:51, Policia është njoftuar nga Emergjenca për rastin dhe menjëherë kanë dalë njësitë relevante në vendin e ngjarjes.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar që ka dalë në shtëpinë ku ndodhej trupi i pajetë.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.
Ndërkohë, hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.