SHKA Opoja shpërblehet me çmimin “Etno performanca më e mirë” në EtnoFest 2025!

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Shoqëria Kulturore Artistike Opoja ka fituar çmimin “Etno performanca më e mirë” në edicionin e 15-të të EtnoFest-it, që u mbajt nga data 10 deri më 20 korrik 2025 në fshatin Kukaj, Prishtinë.

Me shfaqjen “Dialog me Traditën”, SHKA Opoja tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme që u vlerësua si më e mira në mesin e shumë pjesëmarrësve nga mbarë vendi dhe rajoni. Kjo është një dëshmi e punës së palodhshme që po bëhet për të ruajtur dhe promovuar kulturën tonë popullore.

Ky çmim nuk është vetëm një vlerësim për performancën në skenë, por edhe një nder për gjithë Opojën, që gjithmonë ka qenë vatër e kulturës, traditës dhe vlerave të qëndrueshme.

Urime të gjithë anëtarëve të SHKA Opoja për këtë arritje të merituar! Faleminderit që po e mbani të gjallë shpirtin e traditës.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-