Pas shumë viteve në shërbim të arsimit dhe edukimit, mësuesi Meleq Kryeziu nga shkolla fillore “Sezai Surroi” në Bollobrad ka përmbyllur rrugëtimin e tij profesional, duke dalë në pension.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në edukimin e gjeneratave të ndryshme të nxënësve, duke qenë shembull i qëndrueshmërisë dhe përkushtimit në punën mësimore.
Me rastin e ditëlindjes së 65-të dhe daljes në pension, drejtoria dhe stafi i shkollës i kanë shprehur urimet më të sinqerta për një pleqëri të qetë, me shëndet dhe me kujtime të mira nga vitet e kaluara në arsim.
Redaksia e Opoja.net i bashkohet këtij urimi, duke e përshëndetur mësuesin Meleq për punën e tij të ndershme ndër vite.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.