Reagon gazetari Gjelbrim Shabani për vizitën e Liburn Aliut në fshatin KUK pas vërshimeve

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Gazetari Gjelbrim Shabani ka reaguar pas vizitës së sotme të Ministrit në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në fshatin KUK, pikërisht në vendin ku ndodhën vërshimet e 26 qershorit 2024.

Reagimi i plotë i tij:

“Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu bashkë me ‘Filizin’ paskan gjetë kohë me ardh në fshatin KUK, pikërisht në vendin ku ndodhen vërshimet e 26 Qershorit 2024.

Natyrisht kanë ardh me ‘vjedh’ ndonjë votë por banorët e dinë që Qeveria e Kosovës asnjë cent nuk e ka jep për kompensimin e dëmeve tash më shumë se një vit.

Mos të harrojmë që Kryeministri në detyrë zbarkoi në fshatin KUK vetëm një ditë pas vërshimeve, ku pa me sytë e tij dëmet e shkaktuara. Premtoi mbështetje për banorët dhe rikuperimin e dëmeve, por prej se u largua nuk bëri asnjë veprim tjetër.

Sot paskan gjet kohë me ardh prap e me fol për mashtrimet e njëjta.

‘Filizat’ dalin në pranverë por thahen në stinën e vjeshtës.”

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-