ajisja moderne është vënë menjëherë në përdorim nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTRR) në Prizren, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave rrugore.
Më 20 gusht, nga ora 09:00 deri në 10:15, patrulla policore e NJRTRR-së organizoi një pikë kontrolli në rrugën Prizren–Prevallë. Vetëm gjatë kësaj periudhe u shqiptuarën gjithsej 13 fletëparaqitje për kundërvajtje, të dokumentuara me video nga radari mobil:
- 8 gjoba për tejkalim në vijë të plotë, prej të cilave 5 automjete me targa të huaja;
- 5 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në një zonë të kufizuar me 30 km/h.
Sipas policisë, të gjitha shkeljet janë incizuar me video nga pajisja e re, duke ofruar dëshmi të pakundërshtueshme për kundërvajtësit. Ky sistem pritet të rrisë efikasitetin në dokumentimin dhe sanksionimin e shkeljeve, duke forcuar sigurinë në rrugët më të frekuentuara.
Policia e Kosovës u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se kontrollet me radarë mobilë do të zhvillohen në mënyrë të rregullt, sidomos në zonat që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë për aksidente.
Ky hap shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e disiplinës rrugore në vend.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.