Në Komunën e Dragashit, deri në orën 15:00 të pasdites së sotme, kanë votuar gjithsej 7,817 qytetarë nga 39,803 të regjistruar në listën e votuesve, që përbën një pjesëmarrje prej 19.64%, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Po ashtu, janë procesuar të gjitha 57 vendvotimet në komunë, që përbën 100% të totalit.
Procesi zgjedhor në Dragash po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente, ndërsa pjesëmarrja pritet të rritet më tej gjatë orëve të mbetura të ditës, kur qytetarët tradicionalisht i drejtohen më shumë qendrave të votimit.
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 po konsiderohen ndër më konkurrueset në Dragash, me dhjetëra kandidatë për Kuvendin Komunal dhe disa garues për postin e kryetarit të komunës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.