Tentim për shmangie në kufi – ndalohen produkte kozmetike dhe farmaceutike në Vermicë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Sipas njoftimit zyrtar, oficerët doganorë kanë ndaluar automjetin për një kontroll të detajuar, pasi kishin dyshime për shmangie nga procedurat e zakonshme të kontrollit. Gjatë ndaljes, drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk kishte mallra për të deklaruar.


Megjithatë, pas kontrollit të bagazhit, oficerët doganorë zbuluan mallra të padeklaruara, të ndara në disa pako pa fatura dhe pa dokumentacion përkatës. Produktet përfshijnë një gamë të gjerë artikujsh kozmetikë dhe farmaceutikë, si:

  • Kremra, serume, peeling dhe tonera për lëkurë
  • Solucione për trajtime dermo-estetike
  • Filler për buzë dhe fytyrë
  • Pajisje estetike si microneedling dhe derma roller
  • Vitamina dhe suplemente (si Vitamin D3, Devit, Feroven)
  • Solucione injektuese të ndryshme
  • Produkte për trajtim të flokëve

Sipas vlerësimeve të Doganës, shuma totale e mallrave kap vlerën rreth 3,300 euro.


Ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës. Mallrat janë ndaluar dhe do të mbeten në mbikëqyrjen e autoriteteve deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Dogana e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për forcimin e kontrollit kufitar dhe zbatimin rigoroz të ligjit, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe shmangies nga detyrimet doganore.


 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-