Lumir Abdixhiku në Dragash uron fitoren e Bexhet Xheladinit dhe ekipit të LDK-së

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Dragashit për të uruar kryetarin Bexhet Xheladini dhe ekipin e LDK-së pas fitores së dytë radhazi në këtë komunë.

Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku e cilësoi këtë fitore si më shumë se një rezultat zgjedhor një mirënjohje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin e ekipit që i ka shërbyer Dragashit me dinjitet e punë të ndershme.

“Qytetarët e kësaj treve të punës, traditës dhe besës dhanë një mesazh të qartë: punët e mira vlerësohen, drejtimi i drejtë shpërblehet,” shkroi Abdixhiku, duke falënderuar për ngrohtësinë dhe mikpritjen që iu bë gjatë vizitës.

“Jemi me fat që ju kemi,” përfundoi ai.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-