Një incident i rëndë është dyshohet se ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 15 dhjetorit 2025, në fshatin Shajne të Dragashit, ku është shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie banimi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konfirmuar se kishte të shtëna dhe kanë ndërmarrë veprimet e para procedurale.
Gazeta Sinjali mëson se në vendngjarje janë angazhuar edhe njësitet e hetuesisë dhe forenzikës, të cilat kanë kryer shikimin fillestar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori Kujdestar.
Me rekomandimin e tij, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas deklarimit të viktimës, emër i njohur për redaksinë, nga ky incident nuk ka persona të lënduar dhe nuk raportohet për rrezik të menjëhershëm, ndërsa nuk është dhënë ndonjë dyshim konkret për autorin e mundshëm të të shtënave.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se njësitet policore kanë vazhduar patrullimin në afërsi të shtëpisë së viktimës, si dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, derisa rasti po trajtohet nga organet kompetente në procedurë standarde.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

