Studentë shqiptarë nga vise të ndryshme do të tubohen sot në Shkup për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mosmbajtjes së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Tubimi protestues është paralajmëruar të fillojë në orën 16:30 në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Në protestë pritet të marrin pjesë studentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe treva të tjera shqiptare, të cilët po kërkojnë që provimi të organizohet edhe në shqip.
Organizatorët kanë zgjedhur moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe studentëve që t’i bashkohen protestës në numër sa më të madh.
“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e tyre, ku theksohet rëndësia e ruajtjes dhe përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

