Sportistët dhe trajnerët e kategorizuar kosovarë kanë përfituar gjithsej 625 mijë e 325 euro mbështetje financiare.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, në këtë skemë janë përfshirë 150 përfitues.
Nga shuma totale, 448 mijë e 150 euro u janë ndarë 96 sportistëve, ndërsa 177 mijë e 175 euro kanë shkuar për 54 trajnerë.
Mbështetja financiare synon të vlerësojë rezultatet dhe angazhimin e sportistëve e trajnerëve që përfaqësojnë Kosovën në gara vendore dhe ndërkombëtare.
Mjetet e ndara pritet t’u shërbejnë përgatitjeve dhe pjesëmarrjes së tyre në garat e ardhshme sportive.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

