Gazeta Sinjali raportoi mëngjesin e sotëm për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Arban të Prizrenit, ku një 79-vjeçar ka humbur jetën pasi ishte lënduar nga këputja e një lifti të improvizuar brenda shtëpisë së tij.
Sipas informatave fillestare, familja kishte improvizuar një lift për ta ndihmuar atë të lëvizte brenda shtëpisë.
Por gjatë përdorimit, lifti dyshohet se është këputur, duke bërë që i moshuari të pësojë lëndime të rënda.
Fillimisht, nga Spitali Rajonal në Prizren ishte raportuar se gjendja e tij nuk paraqiste rrezik për jetën, mirëpo situata është përkeqësuar brenda pak orësh.
Rreth orës 12:55, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e 79-vjeçarit.
E, familjarët kanë njoftuar se lamtumira e fundit 79-vjeçarit do t’i jepet nesër me drekë në ora 13:00.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

