Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se ka ndihmuar 76 jetimë me nga 100 euro.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo ndihmë është dhënë me qëllim që të sjellë gëzim dhe mbështetje për fëmijët pa përkujdesje prindërore në këto ditë feste.
BIK ka bërë të ditur se këto aktivitete humanitare janë pjesë e traditës së organizatës gjatë festave fetare dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me fokus të veçantë tek jetimët dhe kategoritë në nevojë.
Institucioni thekson se ndihma të tilla synojnë të forcojnë solidaritetin shoqëror dhe përkrahjen ndaj familjeve në vështirësi ekonomike.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

