Një ngjarje e rëndë është raportuar në Prizren, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar se gruaja nuk kishte më shenja jete.
Për shkak të rrethanave të vdekjes, në vendngjarje kanë intervenuar edhe hetuesit policorë, Njësia Rajonale e Hetimeve dhe ekipet tjera relevante për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rezultatet e obduksionit pritet të ndihmojnë në sqarimin e shkakut të vdekjes, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

