TË DIELËN NË DRAGASH, MBAHET EDICIONI I KATËRT I MITINGUT TRADICIONAL TË MOTORRISTËVE “ENDURO SHARRI”
Ditën e diel me fillim në orën 10:00, në qendër të Dragashit do të nisë edicioni i katërt i Mitingut Tradicional të Motorristëve “Enduro Sharri”, në organizim të klubit të motorristëve “Enduro Sharri” dhe nën Patronatin e kryetarit të kësaj komune, Bexhet Xheladini.
Ky aktivitet i cili organizohet nga KM “Enduro Sharri”, ka për qëllim promovimin e sportit motorik, turizmit malor dhe vlerave natyrore të Sharrit. Gjithashtu, ky aktivitet për pasionantë të motoçiklizmit është i regjistruar edhe në kalendarin vjetor të Federatës së Motoçiklizmit në Kosovë.
Pjesë e kësaj ngjarje tejet atraktive pritet të jenë qindra motorristë nga Kosova e më gjërë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

