Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në një zonë pyjore në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.
Sipas informacioneve zyrtare, rasti është raportuar rreth orës 17:50, kur një zyrtar policor ka njoftuar për gjetjen e një personi të pajetë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Bazuar në të dhënat fillestare, viktima është një burrë rreth 68-vjeçar. Sipas rrethanave të para të evidentuara në vendin e ngjarjes, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një rast të vetëvrasjes.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar nisjen e veprimeve hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet nga organet kompetente si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

