Policia e Kosovës ka publikuar bilancin e aktiviteteve të fundit 24-orëshe, duke raportuar për numër të lartë të gjobave të shqiptuara dhe rasteve të trajtuara në të gjithë vendin.
Sipas raportit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 229 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 71 aksidente trafiku. Nga këto, 45 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 26 raste kanë rezultuar me persona të lënduar.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 12 persona, të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut dhe kujdes më të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

