Dragashi shkëlqen në Super Finalen e Garës së Robotikës!

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja Teknologji

Katër shkolla nga Komuna e Dragashit ishin pjesë e Super Finales së edicionit të 8-të të Garës së Robotikës, duke përfaqësuar me krenari komunën tonë.

SHFMU “Ulina” – Kosavë, nën mentorimin e prof. Arton Ajeti, u rendit në vendin e 5-të, ndërsa SHFMU “28 Nëntori” – Bresanë, po nën mentorimin e prof. Arton Ajeti, arriti vendin e 10-të.

SHFMU “Fetah Sylejmani” – Dragash, nën mentorimin e prof. Berat Gërdellaj, si dhe SHFMU “Shaban Shabani” – Llapushnik, nën mentorimin e prof. Leutrim Qengaj, korrën sukses dhe përfaqësuan denjësisht Komunën e Dragashit në këtë garë të rëndësishme.

Një tjetër dëshmi e talentit, punës dhe përkushtimit të nxënësve dhe mentorëve tanë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. 👏🤖

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-