Nënshkruhet marrëveshja për financimin e 11 projekteve në Komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se sot, në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), është nënshkruar marrëveshja për mbështetjen financiare të 11 projekteve që do të realizohen në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

Sipas kryetarit Xheladini, këto projekte përfaqësojnë një investim të rëndësishëm për komunën dhe synojnë përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, si dhe avancimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ai shprehu shpresën që Qeveria e Kosovës të bëjë sa më shpejt alokimin e mjeteve financiare, në mënyrë që Komuna e Dragashit të nisë procedurat e prokurimit dhe zbatimin e projekteve, të cilat konsiderohen me interes të veçantë për qytetarët.

Realizimi i këtyre projekteve pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin lokal dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës në komunë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-