Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare –

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kërkuar nga Zvicra vazhdimin e mbështetjes për fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Këtë kërkesë ajo e ka paraqitur gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis, të cilin e priti në Presidencë.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e falënderuar Cassis për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit zviceran.

Ajo ka theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve zvicerane në Kosovë.

“Presidentja theksoi gjithashtu nevojën për vazhdimin e mbështetjes së Zvicrës në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e mërgatës shqiptare, e cila kontribuon aktivisht në Zvicër dhe përbën një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy shteteve. Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin e kontingjentit zviceran të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999. Nga ana e tij, ministri Cassis rikonfirmoi se Zvicra do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen, duke shprehur mbështetjen e tij edhe për Presidenten Shiroka Pula.”, thuhet në njoftim.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-