Kombëtarja e Kosovës ka barazuar pa gola, 0:0, në përballjen me Izraelin.
Pavarësisht përpjekjeve gjatë ndeshjes, “Dardanët” nuk arritën ta gjejnë rrugën drejt rrjetës, duke u detyruar të kënaqen me një pikë.
Sfida u karakterizua edhe nga vështirësitë për Kosovën, e cila për rreth 25 minutat e fundit luajti me një futbollist më pak, pas përjashtimit të mesfushorit Veldin Hoxha me kartonin e dytë të verdhë.
Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar dhe të dyja kombëtaret ndanë pikët.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

