Një person është ther me thikë në Dragash, pasi dy veta e kanë sulmuar për arsye të panjohura. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar për arsye të pa njohura, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, dhe njëri nga të dyshuarit e ka goditur me një mjetë të prehtë (thikë)”, njofton policia.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”.
“Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
(Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

