Protestojnë punëtorët e ndërmarrjes “Rematex” në Dragash, ankohen për mospagesë disa mujore

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dhjetëra të punësuar në fabriken “ Remateks” në Dragash të cilëve u ka skaduar kontrata, sot kanë organizuar një protestë, shkaku se nuk janë paguar muajve të fundit, thonë ata. Punëtorët e fabrikës së tekstilit “ Remateks” në qytezën e Dragashit, thanë se tubimi i sotëm protestues para objektit të Kuvendit Komunal,ka të bëjë me vonesën e pagave nga pronarët .

Njëri nga protestuesit, Haki Misini, thotë se atij nuk i është dhënë paga 2 muajt e fundit, dhe shton se as pagesa e pushimeve të parapara sipas kontratës nuk është përmbushur.

Por, përveç zotëri Misinit probleme të ngjashme kanë edhe kolegët e tij, të cilët thanë se protesta e sotme nuk është mirëpritur që të mbahet në fabrikën ku ata punojnë, por janë detyruar që një gjë të tillë ta bëjnë para objektit të komunës.

Gjatë kësaj proteste, një delegacion nga këshilli organizativ ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës, Salim Jenuzi, i cili më pas ka thënë se me këtë çështje duhet të merren organet e drejtësisë. Më pas, disa nga protestuesit thanë se ata nuk kanë me shumë shpresa për të punuar në këtë ndërmarrje.

I kontaktuar nga mediet që e përcollen këtë ngjarje, drejtori i ndërmarrjes “ Remateks”, Basim Minkara, nuk ka dashur të prononcohet para kamerave, por ka premtuar se gjysma e borgjit ndaj punëtorëve do të bëhet brenda 7-10 ditëve, ndërsa pjesa tjetër me datën 5 mars të këtij viti. Ndryshe, para luftës ndërmarrja shoqërore për prodhimin e tekstilit “ Drateks” kishte të punësuar rreth 700 persona, ndërsa si ndërmarrje private me pronarë nga Turqia kishte filluar punën në gusht të vitit 2008. Në fillm të funksionimit ndërmarrja “ Remateks” kishte 30 persona të punësuar, gjatë kohës më pas kishte arritur deri në numrin 300, por kohëve të fundit gati është përgjysmuar edhe ky numër.

https://www.youtube.com/watch?v=zveDEKSvz2M


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-