Komuna e Dragashit së bashku me Shoqatën e Afaristëve “SHARRI”, pjesë e panairit ndërkombetar Prishtina 2018

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Komuna e Dragashit së bashku me Shoqatën e Afaristëve “SHARRI” dhe në mbështetje të Helvetas Swiss Intercooperation, projektit Aftësitë Për Punësim Rural (APR), janë duke marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar Prishtina 2018 i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Ky panair ka filluar me datën 18.04.2018 dhe do të përfundojë me 21.04.2018, ku gjatë kësaj kohe bizneset nga Komuna e Dragashit do të kenë mundësi që të rekalmojnë produktet e tyre dhe të lidhin marrëveshje të reja për tregtim të produkteve të tyre.
Komuan eDragashit zotohet se do të jetë në mbështetje të bizneseve dhe prodhimeve vendore edhe në të ardhmen dhe nëpërmjet këtyre mbështetjeve të rritë edhe vlerat e produkteve vendore dhe të hapë vende të reja të punës në rajonin e Dragashit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-