Në mes të fushëgropës së Opojës ngritët paksa e lartësuar, që ka pamje e një kodre artificial në formë elipse, mbuluar me druaj plepi, që ruan civilizimin e lashtë dhe në të cilën gjendet objekti islam Namazxhau I Opojës.
Emri Namazxhah përbëhet prej dy fjalëve persiane, prej fjalës namaz që e ka kuptimin në gjuhën shqipe falje, dhe fjalës gjah me kuptim vend, mejdan, hapsirë e hapur, që do të thotë object kulti për faljën e namzait në hapsirën e hapur – natyrë.
Mendohet se në vitet e ’20 të shekullit XVI objektin islam të namazxhahut e ndertoi pushtetari osman Mehmet Kukli beu. Në vitin 1530 Kukli beu ndërtoi xhaminë e pare në këtë trevë dhe falja e namazit kaloi nga falja e namazit në hapesirë te hapur në xhami.
Sot kjo xhami është në Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe është xhamia më e vjetër në Opojë. Për këtë ka shkruar edhe Konsulli rus Jastrebov në librin e tij “Stara Serbia” I cili thotë ”nga kodra në të cilen ishte Sarajie Kukli beut, ne anen veriperendimore te fushes se Opojes, mu ne mes te kesaj fushe eshte namazxhau I Opojes, I cili eshte mjafte I ngjajshem me namazxhaun e Prizrenit. Ne kete vend sipas tradites Kukli beu me ushtaret e tij ka kryjer faljen e namazit te madherishem dhe ka bere ritualin e kurbanit (therjes se dashit).
Objektet fetare islame te quajtura “Namazxhahe” edhe pse në numër të vogle paraqesin një vlerë të madhe për kulturën materilae dhe trashegemin kulturore e historike ten je vnedi. Sipas te dhenave aktuale në tërë Ballkanin sot egzistojnë katër sosh në Prizren, Opojë, Bosnje dhe Bullgari.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.