Këtë e bëri të ditur vetë drejtoresha Liridona Misinaj Piraj përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ku theksoi se gjatë takimit u diskutua për projektet prioritare që pritet të realizohen në periudhën e ardhshme në fushën e sportit.
Ajo shtoi se ky dialog përbën bazën për një bashkëpunim të frytshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit sportiv në nivel lokal e nacional.
Znj. Liridona Misinaj Piraj falënderoi kryetarin Ademi për gatishmërinë dhe përkushtimin e tij për të mbështetur sportin vendor, me theks të veçantë te të rinjtë dhe talentët e rinj.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.