Pesë rregullat e arta të tolerancës

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Në ditët tona konflikti dhe ngatërresat kanë pësuar një shfrenim të frikshëm. Askush nuk e kupton tjetrin ose nuk ka dëshirë që të merret vesh me njerëzit e tjerë. Ne diskutojmë në telefon, në trafik, në shtëpi. Diskutojmë edhe në mbledhjet e prindërve. Në televizion, në programet me tema të ndryshme diskutimi, njerëzit gati do të vrasin njëri- tjetrin!.. Flasim të njëjtën gjuhë por nuk kuptohemi, kjo është shumë e çuditshme. Ose ne nuk i shpjegojmë gjërat ashtu siç duhet ose të tjerët nuk na kuptojnë.

Ana jonë sociale është shumë e dëmtuar dhe një problem sado i vogël na bën që të shpërthejmë. Të gjithë mendojnë të fajësojnë tjetrin me justifikimin: “Gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet”. E kemi harruar krejtësisht se çfarë do të thotë që të mundohesh që të kuptosh të tjerët. Në një moment kur shoqëria është kaq e prirë  për të diskutuar me çdokënd dhe për çdo gjë, njeriu nuk ka shumë dëshirë që të afrohet apo të kalojë kohë me njerëzit… Ne e dimë se sa i dëmshëm është stresi dhe si rrjedhojë nuk i afrohemi atij…

Është më se e sigurt që kemi nevojë për më shumë tolerancë, si për të mirën tonë ashtu edhe për të mirën e të tjerëve; po si do t’ia dalim mbanë? Duke qenë se jemi të detyruar që të jetojmë së bashku le t’i kuptojmë të tjerët dhe le t’i shpjegojmë më mirë mendimet tona…

Pesë këshilla të arta për ato që duan të jenë më shumë tolerantë …

Rregulla e parë: durimi

Durimi është një virtyt i cili siguron krijimin e një karakteri të mirë. Pa të nuk mund ta plotësojmë kurrë moralin tonë. Në të njëjtën kohë, durimi është një nga gjërat më të vështira për t’u arrirë. Është shumë e vështirë që të qëndrosh e heshtur kur ke shumë gjëra për të thënë; pastaj ekziston dhe frika që mund të dalin fjalët me shpejtësi dhe të pakontrolluara. Efekti i fjalëve të thëna në një çast nervozizmi  të pakontrolluar lë gjurmë të pashlyeshme dhe shumë të vështira për t’u riparuar. Njerëzit që e humbasin durimin pas pak kohe fillojnë të ndjejnë shenjat e para të pendimit.

Në Kuran, durimi është këshilluar shumë herë. Jeta e shembullit tonë më të mirë, Pejgamberit tonë të nderuar sallallahu alejhi ve selem, është mbushur me shembuj të përkryer durimi. Dera e tolerancës hapet me durim dhe në të njëjtën kohë fitohet lumturia dhe qetësia.

Rregulla e dytë, gjetja e zbavitjeve që do të na rrisin vlerat

Në media dëgjojmë shpesh parulla të tilla si: “ Në fillim duaje veten, kuptoje rëndësinë tënde…”. Mendoj se këto fjali kërkojnë një shpjegim më të gjerë. Kur njeriu e do veten, në shoqërinë që ai bën pjesë mbizotëron harmonia. Po një dashuri e tepruar për veten, ku e çon njeriun? A nuk e bën atë egoist  dhe mendjemadh? Njeriu nuk duhet të dalë i pari duke poshtëruar të tjerët por duhet të gjejë rrugë të drejta për të shkëlqyer.

Njeriu duhet që ta zhvilloj veten në veprimtaritë që i pëlqejnë më shumë. Leximi i librave, rritja e dijeve, marrja me një art, shërbimi për hir të Allahut dhe pasurimi i zemrës e shton larminë mes njerëzve  dhe ia shton vlerat atyre. Njeriu që mundohet të perfeksionojë veten, sado lart që të arrij gjithmonë do të jetë në gjendje t’i kuptoj edhe njerëzit e tjerë.

Rregulla e tretë, të pranosh ndryshimet

Qëndrimi jonë përbëhet nga mendimet, ndjenjat dhe veprimet tona. Në momentin kur ndjenjat dhe mendimet janë në sinkron me njëra- tjetrën njeriu është i ekuilibruar; kur veprimet tona nuk përfaqësojnë atë që mendojmë apo ndjejmë kemi një problem të rëndësishëm. Sigurisht që është shumë e vështirë që të ruajmë balancën gjatë gjithë kohës; për shembull ne mërzitemi shumë për viktimat e një tërmeti por harrojmë se ne i japim para njerëzve që vrasin fëmijë të pafajshëm.

Duke pasur parasysh që ne vetë jemi të ndryshueshëm, si mund të presim që njerëzit e tjerë të mendojnë njëlloj si ne?! Çdo njeri është i ndryshëm dhe si rezultat, edhe veprimet dhe mendimet  e tyre janë të ndryshme. Ashtu siç gjykimi im ka shumë vlerë për mua, ashtu edhe gjykimi i secilit njeri ka vlerë për vetë atë. Çdo njeri ka mendimet dhe ndjenjat e veta dhe ne duhet që të ndjejmë respekt për ato; në këtë mënyrë rritet toleranca e secilit prej nesh.

Rregulla e katërt, toleranca nuk është shtypje

Në ditët e sotme është bërë më se normale përdorimi i fjalëve të rënda dhe fyerjeve në momentin kur hasim me një qëndrim të ndryshëm nga i joni. Edhe problemet më të vogla bëhen shkak për fillimin e grindjeve të mëdha. Njerëzit e shohin diskutimin si një mënyrë për të shfaqur veten. Ka shumë kohë që toleranca është barazuar me fjalën: shtypje. Kemi ardhur në një gjendje të tillë që nuk tregojmë mirëkuptim ndaj njerëzve që na rrethojnë sepse kemi frikë që kjo do të shikohet si ulje koke, si humbje dinjiteti.

Ato që përdorin këto përcaktime të pa sakta për tolerancën mos të harrojnë se po bëjnë që njerëzit të shfaqin anët e tyre më agresive. Toleranca nuk është shtypje; ajo është edukatë dhe moral i lartë. Sa keq që një virtyt aq i bukur po shkon drejt zhdukjes.

Rregulla e pestë, përqendrimi në qëllimin e vërtetë

Po ju tregoj një histori të shkurtër e cila  “do t’i vendosë pikat mbi i” të gjithë asaj që thamë për tolerancën: Një urti që po merrte abdest i ranë me shuplakë kokës. I urti vazhdon punën e vet dhe nuk e sjell kokën pas për të shikuar se kush i kishte rënë. Kjo histori ka shumë vite që tregohet si një shembull shumë i bukur i tolerancës.  Mos vallë në atë moment i urti ka menduar: “ Nuk po sillem se kam frikë se fillon ndonjë ngatërresë?” Apo ndoshta i urti ka qenë aq shumë i përqendruar në marrjen e abdestit dhe nuk ka menduar për asgjë tjetër. Ai ka qenë duke u shqetësuar vetëm për të marrë abdest në mënyrë që të përmbushë dëshirën e Krijuesit dhe asgjë tjetër nuk ka pasur rëndësi për të.

Njeriu duhet të vendosë disa qëllime të vërteta në jetë  dhe në momentin kur përqendrohet në këto qëllime, asgjë tjetër nuk ka më rëndësi. Sikur të sillemi në këtë mënyrë do ta kuptojmë që është  më e lehtë që të jemi tolerantë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-