A e dini sa gola duhet të shënojë Haaland për çdo sezon për të arritur Cristiano Ronaldon?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Fundjavën e kaluar, Cristiano Ronaldo arriti golin e 700-të në karrierën e tij me klube, një arritje e pamundur për 99.99 për qind të futbollistëve që kanë luajtur ndonjëherë.

Më saktësisht, askush para Ronaldos nuk e ka arritur këtë numër dhe me siguri që gjatë këtij sezoni Messi do të bëhet lojtari i dytë me 700 gola me klube.

Messi aktualisht ka 691 gola për Barcelonën dhe PSG-në, dhe më shumë se 600 gola me klube kanë shënuar vetëm nga Romario (691), Josef Bican (688), Pele (679), Ferenc Puskas (645) dhe Jimmy Jones (635).

Duket se Erling Haaland është në rrugë të mbarë drejt numrit prej 700 golave në futbollin e klubeve.

Norvegjezi ka shënuar gjithsej 135 gola në fanellat e Molde (20), Salzburg (29) dhe Borussia Dortmund (86), dhe tashmë këtë sezon ai shënoi 20 gola për Man Cityn.

Ronaldo do të jetë 38 vjeç në fund të këtij sezoni dhe nëse supozojmë se Haaland do të luajë deri në moshën 38-vjeçare, i duhet arrijmë në një shifër vërtet magjepsëse.

Kjo do të thotë që 22-vjeçari Haaland do të luajë edhe 16 sezone të tjera, dhe matematika është e qartë – për të arritur shifrën e 700 golave, atij i duhen 545 gola të tjerë, domethënë do të duhet të shënojë 35 gola në sezon që për momentin duket më se e arritshme.

Ronaldo, për shembull, e kapërceu atë kufi në 11 sezone dhe shënoi më shumë se 40 gola nëntë herë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-