‘A e n’kryot a?’, ‘Lum ajo nonë gji t’ka bo’: Urimet popullore në të folmen e Opojës

Opoja.net Opoja.net Kultura Opoja Uncategorized

Kryeredaktori i revistës kulturore opojane “Sharri”, Bedri Halimi, në një numër të veçantë të saj të botuar para pesë viteve, ka përmbledhur disa nga urimet dhe përshëndetjet  që përdoren në të folmen e përditshme opojane.

Më poshtë ju përcjellim listën e urimeve të botuara në rubrikën “etnografi” të revistës Sharri:

1. A e n’kryot a?

2. A fjete?

3. A pushove?

4. E kishe pas komën e letë!

5. E kishe pas kysmet!

6. E gzofshi shpinë!

7. E marrsh ni nuse t’mirë!

8. E marrsh ni burrë t’mirë!

9. E paq faqon e bardhë!

10. Gjumin e omol!

11. Hajli koftë!

12. Hallall t’koftë buka gji po e hashë!

13. Hallall t’koftë gjini i nonës!

14. Ja pafsh hajrin!

15. Ju prift e mara!

16. Kishe le në Naton e Madhe!

17. Kishe pas ikball!

18. Lum ai burrë gji ka me t’marrë!

19. Lum ajo nonë gji t’ka bo!

20. Lum ajo shpi gji ka me marrë!

21. Lum ajo shpi gji ka shti mrenda!

22. Lum bofsha për ty!

23. Lumos unë gji t’kom!

24. Naton e mirë!

25. Marë paç!

26. Me bereqet ishalla!

27. Me nafak!

28. Me nerë kofshi!

29. Me ni komë t’mirë ishalla!

30. Me shenet teshat…

31. Me ymor kofshin!

32. Mirë se erdhot!

33. Mirë se vini!

34. Paq faqen e bardhë!

35. Porhajr ju koftë!

36. Rrnofsh!

37. Shnet!

38. T’boftë mirë!

39. T’dalt nafaka sa ma shpet!

40. T’dhashtë Zoti ymër!

41. T’dhashtë Zoti kuvet!

42. T’dhashtë Zoti shnet!

43. T’lumt goja!

44. T’marrt e mira!

45. T’prift e mara!

46. T’rujt Zoti prej t’kqijave!

47. T’konoft zemra gjithmonë!

48. T’u boft  tul e vjom!

49. T’u gzoft zemra!

50. T’u rrit nera!

51. T’u shtoft bereqeti!

52. T’u shtofshin t’mirat!

53. T’u shtoftë hisja!

54. U bofsh plak me mjekor!

55. U boftë ni mahallë pi teje!

56. U rritsh me babë e me nonë!

57. U trashëgofshin!

58. Veq por gzime ishalla!

59. Zoti n’Xhenet ishalla!

60. Zoti sabrin jau dhashtë!

61. Zoti sevap jau shkroftë!

62. Zoti t’dhashtë bereqet!

63. Zoti ta dhashtë t’marën!

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-