Vendosja e kryetarëve shqiptarë nëpër komunat me shumicë serbe me ndihmën e Policisë që pasoi me protesta të dhunshme, Kosovës ia solli “shuplakat” më të mëdha nga aleatët
Fillimisht FSK-ja u përjashtuar nga ushtrimet ndërkombëtare ushtarake “Defender 2023”. Pastaj u bllokuan fonde e pezulluan në një masë ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga BE-ja
Por, heqjen e këtyre sanksioneve e kërkoi të enjten Parlamenti Evropian. Organi legjislativ i BE-së këtë e bëri përmes miratimit të një rezolute.
Megjithatë, ajo sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk ka ndikim direkt për largimin e sanksioneve
“Në mënyrë direkte nuk ka ndonjë rrezatim për Kosovën por në kuptimin indirekt ka një ndikim shumë të madh për faktin që të gjitha institucionet e BE-së qoftë Komisioni Evropian apo edhe të tjerat kur ta marrin vendimin apo do të ulen në tavolinë për të biseduar rreth heqjes së sanksioneve merren parasyshë edhe rezulutat e Parlamentit Evropian”, tha Arbnor Sadiku, analist.
Këtë rezulutë ndonëse jovendimtare për sanksionet, Fidan Ukaj e konsideron mjaftë të rëndësishme.
“Ky zë i qytetarëve të Bashkimit Evropian përmes deputetëve në Parlamentin Evropian është zë i fuqishëm në adresë të institucioneve tjera dhe mendoj që institucionet vendimmarrëse duhet ta marrin seriozisht dhe si zë i këtyre qytetarëve të jetë prioritet i tyre që sanksionet e vendosura ndaj Kosovës të largohen e ato fonde shumë të rëndësishme të vazhdojnë të ndahen”, tha Fidan Ukaj, analist.
Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani konfirmoi se mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është përcaktuese për heqjen e sanksioneve të BE-së.
Rezoluta e Parlamentit Evropian gjithashtu fton Kosovën dhe Serbinë të angazhohen në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.