Opoja.net

Abuzim: Shoferi i ish-ministres Rozeta Hajdari pagoi gjobën e trafikut me paratë e taksapaguesve

Ish-ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka lejuar pagesën e gjobës për kundërvajtje në komunikacion të ish-shoferit të saj Drilon Zyba, me paratë e shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar kërkesën e datës 16 mars të vitit 2020, të parashtruar nga asistentja e ish-minitres Hajdari, Shqipe Gjergjaj, drejtuar zyrës së financave të ministrisë, përmes së cilës kërkohej paradhënie në vlerë prej 60 eurosh, me qëllim të kryerjes së pagesës “Fletëparaqitje për Kundërvajtje”.

517

Me çka po nxeheni në këto ditë të ftohta ?

Shuma e kërkuar prej 60 eurosh, është tërhequr në po atë datë nga asistentja e Hajdarit, Shqipe Gjergjaj dhe është proceduar më tutje për pagesën e gjobës së shoferit të ish-ministres.

Gazeta Sinjali konfirmon se pagesat e gjobave për kundërvajtje në trafik me para të taksapaguesve janë veprime të kundërligjshme, të cilat përveç se reflektojnë abuzim me paratë e taksapaguesve, po ashtu këto veprime sanksionohen edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovë.

Gazeta Sinjali do të kontaktojë edhe me prokurorinë nëse do të nisin hetimet për pagesën e gjobës së komunikacionit me paratë e qytetarëve të Kosovës.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net