Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me rastin e fitores së ShBA-së ndaj Iranit në Kupën e Botës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfuan 0:1 ndaj Iranit dhe kësisoj siguruan kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës, shkruan Demokracia.com.
“Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë t’i bashkohet Ambasadës Amerikane dhe të gjithë amerikanëve në festimin e fitores së SHBA-së në Kupën e Botës Katar 2022 pas mposhtjes së Iranit më 29 nëntor 2022. Kjo i jep Shteteve të Bashkuara një shans për të shkuar më tej, dhe ne jemi të gjithë po aq të emocionuar siç jeni për të parë ndeshjet e ardhshme”, thuhet në letrën e dërguar nga kreu i FFK-së.
Ambasadori amerikan letrën e dërguar nga i pari i FFK-së e shpërndau në llogarinë e tij në Twitter, duke e falënderuar Ademin për letrën, siç e quajti ai, të ngrohtë.
“Faleminderit President Ademi për letrën e ngrohtë të urimit për fitoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje. Jam i kënaqur të shoh avancimin e amerikanëve dhe do të brohoras për ta këtë fundjavë nga Kosova”, thuhet në reagimin e ambasadorit Hovenier./Demokracia.com/
Thank you to @FFK_KS President Ademi for the warm letter of congratulations regarding the great @USMNT win yesterday! Delighted to see the advance yesterday and will be cheering them on this weekend from pic.twitter.com/2frGWZKm7w
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 30, 2022
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.