Ademi qëndroi për vizitë te “Jetimat e Ballkanit”, takon të moshuarit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Suharekës.

Ademi i shoqëruar edhe nga humanisti Halil Kastrati ka vizituar të moshuarit, shkruan Demokracia.com.

“Sot së bashku me hoxhë Halil Kastratin qëndrova për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Suharekës”.

“Kujdesi ndaj të moshuarve përveç obligim është edhe mision humanitar, teksa hoxhë Kastrati, falë mbështetjes së madhe nga bamirës anë e mbanë globit ku jetojnë shqiptarët, ka arritur që të moshuarve që nuk kanë pasardhës t’u krijojë kushte jashtëzakonisht të mira për jetesë”.

“Secili prej tyre shprehu mirënjohje e urime për hoxhën Halil Kastrati dhe për të gjithë ata që me mjetet e tyre ndihmuan që ata sot të kenë jetë të dinjitetshme në këtë moshë të shtyrë”, ka shkruar Ademi në llogarinë e tij në Facebook./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-