“AEG” e biznesmenit Shpëtim Kamberi dhuron pako higjienike për shkollën e Bresanës

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Ndërmarrja Prodhuese Tregtare “AEG” nga Dragashi, me pronar Shpëtim Kamberi nga fshati Blaç i Opojës, ka ndërmarrë një nismë për shpërndarjen e pakove higjienike për mbrojtje nga Covid-19.

Në vazhdën e dhurimit të pakove higjienike, sot përfaqësues të “AEG” kanë ndihmuar edhe ShFMU “28 Nëntori” në fshatin Bresanë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe drejtori i kësaj shkolle, Gursel Idrizi, përmes postimit të disa fotografive në Facebook.

Më poshtë e gjeni njoftimin e drejtorit Gursel Idrizi:

“Pako higjenike si donacion nga NPT “aeg-Sharr” nga Dragashi me pronar Shpetim Kamberi, sot shpërndau në shkollën tonë për nxënësit e ciklit të ulët të klasave nga I-V-të, falemenderojm në emër të shfmu “28 Nëntori” firmën në fjalë!”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-