Afaristi i njohur nga Plava Burim Piraj, ka njoftuar qytetarët se te vendi i quajtur Uji i qetë kanë hasur në një mjet të pashpërthyer.
Kujtojmë ky vend është mjaft i preferuar nga vizitorë të shumtë nga vise të ndryshme të Kosovës por edhe nga turistë të huaj.
Postimi i afaristit Burim Piraj
Sot në bjeshkët e Sharrit në vendin e quajtur Uji i qetë e kemi has një mjet që dyshohet të jetë bombë e pa shpërthyer. Më poshtë janë fotot dhe koordinatat se ku është saktësisht ky mjet.
I lutem publikisht organeve kompetente të merren ne eliminimin e këtij mjeti.
Unë jam në dispozicion për çfarëdo informate në lidhje me këtë mjet.