Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, është në fazën e implementimit të Projektit në nëpërmjetë zyreve mobile, për ofrimin e shërbimeve juridike falas, për të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës dhe Dragashit.
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, është institucion i cili ofron ndihmë juridike falas për të gjithë qytetarët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me Ligjin për Ndihmë Juridike Falas.
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas rregullon krijimin e një sistemi funksional për ndihmë juridike falas, në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse, nëpërmjetë së cilës sigurohet qasja efektive në drejtësi për qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.
Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës dhe Dragashit, të cilët nuk kanë pasur mundësi të realizojnë të drejtat e tyre për shkak të mjeteve financiare, të drejtohen në zyrat mobile për të përfituar shërbime juridike profesionale falas.
Zyrtari për Ndihmë Juridke Falas eshtë, z. Veton Halili, dhe do të punojë sipas këtij orari;
- të hënën prej ores 08 00 deri në oren 16 00 do në Prizren Objekti i Prokurorise Themelore
- të marten prej ores 08 00 deri në oren 16 00 në Suharekë Qendra për Punë Sociale
- të merkuren prej ores 08 00 deri në oren 16 00 në Suharekë Qendra për Punë Sociale
- të enjeten prej ores 08 00 deri në oren 16 00 në Dragash Qendra për Punë Sociale
- të premten prej ores 08 00 deri në oren 16 00 në, Dragash Qendra për Punë Sociale
Zyrtarin mund të kontaktoni përrmes telefonit +383 49 585 768, 029 230 554
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është vendi i duhur, në të cilën mund të drejtoheni për realizimin e drejtës tuaj.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.