Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka siguruar medaljen e bronztë për Kosovën në Grand Slamin e Parisit.
Gjakova në finalen për vendin e tretë mposhti xhudistin nga Uzbekistani, Shakharm Akhadov.
Një përballje tejet interesante u zhvillua mes dy xhudistëve e cila shkoi në “Golden Score”.
Kjo ishte medalje e dytë për Kosovën në Paris, pasi ditën e djeshme të artën e fitoi Distria Krasniqi.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.