Sipas një video-incizimi të publikuar nga RTV Besa, shihet momenti kur këmbësorja po kalonte në vijat e bardha, ndërsa një automjet e godet me shpejtësi, duke e hedhur disa metra më tutje. Pamjet e rënda po qarkullojnë tashmë në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarës, ndërsa autoritetet e rendit pritet të japin detaje të tjera pas përfundimit të procedurave hetimore.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

