Aksident në Prizren, katër të lënduar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. “Rr. Wesli Klark, Prizren, 28.09.2022 – 22:20. Është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-