Në Prizren, përkatësisht në rrugën e “Transitit”, një person derisa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij është vetëaksidentuar, thuhet në raportin e Policisë se Kosovës, shkruan PrizrenPress.
E si pasojë, ngasësi dhe bashkudhëtari kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.