Gëzim Mustafa, njëri prej aktivistëve më të hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash, në një postim në Facebook e ka quajtur “qeveri koti” qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Mustafa ka shkruar se qeveria “koti” është më e rrezikshme se “CORONA VIRUSI”, duke bërë thirrje edhe për protestë kundër kësaj qeverie.
Gëzim Mustafa, aktivisti nga fshati Shajne i Dragashit, në zgjedhjet lokale ka qenë edhe kandidat për asambleist në KK -Dragash nga radhët e partisë së Albin Kurtit./Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.